Dënohet me 8 vite burg personi që sulmoi me thikë Kvitovën!

Sport

thika
Radim Zondra, personi që në dhjetor të vitit 2016-të sulmoi me thikë tenisten Petra Kvitova u dënua të martën nga një gjykatë çeke me 8 vite burg. Prokuroria kishte kërkuar 12 vite heqje lirie, por duket se gjykata e ka cilësuar si të ekzagjeruar një dënim me më shumë vite se 8. Zondra ka të drejtën e apelimit të çështjes, por ky vendim ka lehtësuar jashtë mase sportisten e njohur, e cila vuajti një periudhë të gjatë traume. Në dhjetor të vitit 2016-të, Zondra qe shfaqur në shtëpinë e Kvitovës në Prostejov të Çekisë duke u paraqitur si një hidraulik i cili do t’i shërbente tenistes për një problem me bolierin. Por befas ai e kishte kërcënuar me një thikë duke e kapur 29-vjecaren për gryke.

gettyimages 1137821023

Nga përpjekja e Kvitovas për t’iu larguar, ajo përfundoi me një plagë të rëndë në dorën e majtë, dorë me të cilën ajo luan edhe tenis. Zondra qe larguar nga shtëpia e tenistes duke marrë me vete vetëm 440 dollarë. Gjykata urdhëroi që ai t’ia kthente pas paratë. Ndërkohë Kvitova rezultoi se kishte lënduar ligamentet dhe tendinat e gishtave. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe i mungoi tenisit për rreth 1 vit. Që pas rikthimit në majin e 2017-ës, ajo ka mundur të fitojë 7 tituj në tenis, ku titulli më i fundit ishte Fed-Cup në 2018-ën. Forma e saj ka qenë vazhdimisht në ngjitje aq sa aktualisht të renditet e dyta në ranglistën botërore të tenisit.