DENIMET PAS SHERRIT NE KUPEN E ITALISE, E PESOJNE CUADRADO, HANDNOVIC E LUKAKU

Sport

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit përfundoi në paqe sa i takon rezultatit, por ndryshe ishte fundi i ndeshjes, që pati tension mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Ishte Romelu Lukaku që pasi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, iu kunërpërgjigj tifozerinë vendase që e kishte ofenduar gjatë takimit e si rrjedhojë, belgu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Por, tensioni vazhdoi edhe më pas, teksa në një moment Huan Kuadrado kërkoi të sqarohej me portierin e Interit, Samir Handanoviç, aq sa në një moment nervat e tradhtuan kolumbianin që goditi me grusht kapitenin e zikaltërve. E në harkun e disa ditëve, Gjykata Sportive në Itali ka marrë dëndimet në lidhje me ngjarjet e shëmtuara që ndodhën në “Allianz Stadium”. Kështu, Kuadrado është ndëshkuar me tre ndeshje pezullim, ndërsa Handanoviç me një ndeshje, plus edhe 10 mijë euro gjobë, njësoj si kolumbiani i Juventusit. Po ashtu 1 ndeshje skuaifikim do të vuajë ROmelu Lukaku, që mori të kuq fill pas penalltisë që ktheu në gol.

Nuk është kursyer një dënim për klubin e Juventusit, që përvec gjobës prej 4.000 eurosh, do të ketë të mbyllur për një ndeshje të kampionatit edhe tribunën e tifozëve pas porte. KOnkretisht këtë ndëshkim do ta vujaë në sfidën e 23 prillit kundër Napolit, atëherë kur Kurba e Tifozërisë bardhezi në Allianz Stadium do të qendrojë pra e mbyllur. Arsyeja për këtë dënim ndaj klubit torinez janë ofendimet raciste të mbështesëve bardhezi në drejtim të Lukakut.