Dëmtohet sulmuesi Matteo Rettegui. Sulmuesi i Atalantës është lënduar përgjatë seancës stërvitore në grumbullimin me kombëtaren italiane të futbollit. Nga testet e kryera, është zbuluar se italo-argjentinasi ka pësuar një tërheqje muskulore të shkallës së parë në kofshën e majtë.
Si pasojë, lojtari në fjalë do të mungojë në të dyja ndeshjet e çerekfinale të Nations League ndaj Gjermanisë, teksa është gjithshtu në dyshim edhe për dualin ndaj Fiorentinës me skuadrën e Atalantës. Zikaltërit duan të reagojnë me çdo kusht pas humbjes me Interin, për më tepër që kalendarin e kanë mjaft të vështirë në vijim.
Retegui është golashënuesi më i mirë i Serie A këtë edicion me 22 finalizime dhe kaq mjafton për të kuptuar rëndësinë e tij në ekipin bergamask. Sipas informacioneve të para, 25 vjeçari parashikohet të jetë jashtë fushave të lojës për një periudhë 10 ditore, teksa trajneri Gian Piero Gasperini do të shpresojë ta ketë sa më shpejtë në dispozicion.
Matteo Rtegui po kalon një formë të përkryer me Atalantën këtë edicion futbollistik. Nga 40 ndeshje të luajtura në total, italo-argjentinasi ka mundur të shënojë 25 gola, e të japë 5 asiste për shokët e skuadrës.