Marcus Thuram tremb Interin. Sulmuesi I qendrës nuk luajti dot më shumë sesa një pjesë të Martën mbrëma ndaj Atletico Madrid, teksa doli I dëmtuar nga fusha, me trajnerin Simone Inzaghi që në vend të tij aktivizoi Marco Arnautoviç, I cili rezultoi vendimtar, duke shënuar golin e vetëm të takimit, e duke I dhuruar fitoren skuadrës së tij. Vlen të theksohet se për aq sa luajti në fushë, Thuram ishte një nga më të mirët për ekipin zikaltër.
Dëmtimi I Thuram është një lajm aspak positiv për Interin. Nga analizat e para, është përcaktuar se 26 vjeçari ka pësuar një lëndim në kofshën e djathtë, por shkalla e vërtetë e dëmtimit të tij, do të përcaktohet përgjatë ditëve të ardhshme, çka do të përcaktojë gjithashtu edhe kohën e plotë të rikuperimit të futbollistit.
I bashkuar me Interin me parametra zero në verën që lamë pas, Thuram ka rezultuar një transferim I suksesshëm për Interin. Deri në këtë fazë, shtatlarti I ofensivës ka realizuar 12 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 34 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.
Gjithësesi, në pritje të një përgjigjeje përfundimtare mbi shkallën e dëmtimit të Thuram, Interi ka një arsye të ndihet disi I qetë, për shkak të avatazhit që ka krijuar në kampionat, teksa në 24 javë të luajtura, udhëheq me 63 pikë, 9 më tepër sesa Juventusi I vendi të dytë. Diferenca mund të thellohet edhe më tepër, nëse marrim parasysh që zikaltërit kanë një ndeshje për të rikuperuar.
Thënë këtë, për shkak të shkëputjes që ka krijuar nga ndjekësit, Interi mund të mos e ndiejë edhe aq shumë mungesën e Thuram, por do të shpresojë që sulmuesi të jetë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madrid në 13 Mars në tokën spanjolle.