Dëmtohet Ricardo Calafiori , problem për Italinë dhe Arsenalin

Sport

Dëmtimi i Ricardo Calafiorit tremb Italinë dhe Arsenalin. Mbrojtësi i qendrës u lëndua të Enjten mbrëma në çerekfinalen që Italia luajti ndaj Gjermanisë në San Siro, e vlefshme për çerekfinalen e Nations League. Në minutat e fundit të takimit, 22 vjeçari u dëmtua në gjurin e majtë dhe më pas doli duke çaluar nga fusha e lojës. Situata nuk duket aspak e mirë.

Me shumë mundësi, shtatlarti i prapavijës, do të humbasë ndeshjen e kthimit në Dortmund ndaj Gjermanisë. Një lajm i tillë, me siguri ka shkaktuar pakënaqësi edhe në radhët e Arsenalit. Përveç kampionatit, Gunners do të luajnë gjithashtu në çerekfinale të Champions League ndaj Real Madrid dhe mungesa e Calafiorit, padyshim që konsiderohet një telash më vete për trajnerin Mikel Arteta, i cili në skuadrën e tij, prej disa javësh tashmë, ka disa mungesa të tjera të rëndësishme, sikurse janë Bukayo Sakaj, Kai Havertz, apo edhe Gabriel Jesus.

Kjo është hera e katërt këtë sezon që Calafiori dëmtohet dhe e treta që lëndohet në gju, duke humbur disa ndeshje të rëndësishme, qoftë me Italinë, apo edhe me Arsenalin. Madje, ishte rikthyer në fushë, vetëm rreth fundit të Janarit, ndërsa sapo kishte filluar të gjente edhe formën e tij më të mirë. Në 3 prej 4 takimeve të fundit në Premier League, italiani kishte luajtur titullar. Tani, me këtë dëmtim, qoftë në kampin e azzurëve, apo edhe në atë të Gunners, shpresa e vetme është që Tonali të rikthehet sa më shpejtë në fushën e lojës.