Dëmtohet rëndë sulmuesi i Romës, Tammy Abraham

Sport

Nuk mund të kishte mbyllje më negative të sezonit për Tammy Abraham. Në ndeshjen e fundit të Serie A, që Roma luajti në shtëpi ndaj Spezias, të fituar 2-1, anglezi pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë në minutën e 82-të të sfidës, për më tepër I ardhur edhe si zëvendësues në fushën e lojës.

Rezultatet e mëvonshme, treguan se Abraham ka dëmtuar rëndë ligamentin e gjurit, çka do të thotë se operacioni është I pashmangshëm. Thënë këtë, Abrham do të mungojë nga 5 deri në 6 muaj, derisa të bëhet sërish gati për të luajtur.

Dëmtimi I Abraham, nuk është një lajm I keq vetëm për lojtarin, por gjithashtu edhe për Romën. Mediat e huaja shkruanin se këtë verë, britaniku pritej të rikthehej në Premier League, teksa klube të ndryshme interesoheshin për shërbimet e tij.

Që kjo lëvizje të ndodhte, e gatshme ishte edhe Roma të bashkëpunonte, sepse kjo konsiderohej një mundësi, që verdhekuqtë të mbushnin arkën.

Megjithatë, situata është kthyer përmbysë. Abraham, jo vetëm që nuk mund të transferohet në një tjetër klub, por nga ana tjetër, Roma është e detyruar të shohë në merkato, për të sjellë një tjetër sulmues në organikë për sezonin e ri, në mënyrë që të plotësohet vendi I 25 vjeçarit.