Dëmtohet Rashford, rikthehet sërish te…

Sport

rashford
Lajme negative për Anglinë dhe sidomos Manchester United-in, Marcus Rashford është lënduar dhe larguar nga skuadra e “Tre Luanëve”. Sulmuesi 21-vjecar nuk u pa në stërvitjen e pasdites së të enjtes dhe menjëherë gazetarët i drejtuan pyetje stafit të Gareth Southgate. Nga përgjegjësit për mediat u njoftua më pas se Rashford ishte lënë i lirë të kthehej në Manchester, kjo pasi kishte vuajtur një lëndim në kavilje. Lajmi më pas u konfirmua edhe nga vetë Soutghate. Kështu Rashford nuk do të luajë në dy ndeshjet që Anglia ka për kualifikueset e Euro 2020. Southgate ka këmbëngulur se nuk do të marrë lojtar tjetër për të zëvendësuar Rashfordin.

GettyImages 998583268

Në repartin e sulmit, Southgate ka dy 18-vjecarët Hudson-Odoi dhe Sancho, të cilët nuk ka nguruar të thotë se mund t’i aktivizojë. Por nga plai i përgjithshëm duhet thënë se Anglia është goditur nga një seri lëndimesh radhazi. Përveç Rashfordit, mbrojtësi i Liverpoolit Trent Alexander-Arnold vuajti një lëndim në shpinë, teksa Fabian Delph, John Stones, Loftus-Cheek, dhe Luke Shaw janë mungesat e tjera. Për Rashfordin ky është lëndimi i parë serioz në karrierë që e lë atë jashtë skuadre. Më parë në sezonin 2016-2017 pati munguar 2 ndeshje për shkak të një ftohje dhe lodhjeje muskulore. Zakonisht për të rikuperuar një lëndim kavilje duhen së paku 7 ditë, kohë të cilët United kërkon ta shfrytëzojë sa më shumë nga pushimi me ndeshjet e kombëtareve.