Erling Haaland mund të ketë mbyllur këtë sezon futbollistik. Në ndeshjen çerekfinale të FA Cup, që Manchester City luajti ndaj Bournemouth dhe që e fitoi 2-1, Haaland shënoi një nga golat e skuadrës së tij, por në minutën e 61, u detyrua të dilte nga fusha e lojës.
Siç Manchester City ka njoftuar në kanalin zyrtar, norvegjezi ka pësuar një lëndim në kaviljen e majtë dhe koha e rikuperimit është relativisht e gjatë. Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar, se periudha e rikuperimit të shtatlartit të ofensivës, mund të zgjasë deri në 8 muaj. Kjo do të thotë, se sulmuesi mund të zbresë më në fushë përgjatë këtij edicioni futbollistik, megjithëse në anën blu të Manchesterit, shpresojnë që lojtari në fjalë të jetë gati në javët e fundit. Megjithatë, 24 vjeçari parashikohet të jetë plotësisht i rikuperuar për botërorin e klubeve përgjatë verës.
Mungesa e Haaland padyshim që do të jetë një mungesë që do të ndihet shumë në radhët e kampionëve në fuqi të Anglisë. Cityzens, përveç FA Cup, që janë në garë për të fituar, luajnë gjithashtu për vendin e katërt të kampionatit, pasi kjo gjë u garanton atyre pjesëmarrjen në Champions League.
Haaland është golashënuesi më i mirë i Cityt përgjatë këtij edicioni me 30 gola në 40 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.