Trent Alexander-Arnold nuk do të jetë në dispozicion të Liverpool për disa javë. Mbrojtësi i djathtë i skuadrës nga Merseyside, luajti vetëm 25 minuta në takimin e fundit në Anfield ndaj Aston Villa, të fituar 2-0, teksa si pasojë e një tërheqjeje muskulore në kofshë, u detyrua të linte fushën e lojës. Sipas raportimeve, lëndimi është i shkallës së ulët, gjithësesi, për të qenë sërish gati, duhet të kalojnë disa javë. Si fillim, Arnold, nuk do të jetë gati për ndeshjet e kombëtares angleze, pastaj mbetet për t’u parë nëse do të rikthehet menjëherë në dispozicion të The Reds, megjithëse trajnerit Arnse Slot nuk ka dhënë shpresë. Liverpool i ka bërë një nisje të përkryer sezonit, si në kampionat, ashtu edhe në Champions League, mirëpo, menjëherë pas kombëtareve, 6 herë kampionët e Europës do të luajnë disa ndeshje të rëndësishme, që mund të kenë një rol thelbësor në vazhdimësnë e sezonit. Në fund të Nëntorit dhe në fillim të Dhjetorit, Liverpool dotë luajë ndaj Real Madrid në Champions League dhe ndaj Man.City në Premier League. Edhe nëse Arnold do të jetë gati për këto sfida, gjendja e tij fizike nuk do të jetë në nivelin e duhur, kështu që nuk pritet të llogaritet që nga minuta e parë nga trajneri Arne Slot. Sakaq, një tjetër çështje që ka ngritur shqetësim në kampin e të kuqve, është edhe kontrata e mbrojtësit 26 vjeçar, i cili në fund të sezonit, mund të largohet me parametra zero, nëse nuk rinovon marrëveshjen. Madje madje, djaloshi i lindur në Liverpool, ka të drejtë që të bëjë marrëveshje me një tjetër klub, që në merkaton e Janarit.