Romelu Lukaku nuk do jetë I gatshëm për Belgjikën që në ndeshjet e para në Botërorin e Katarit. Një gjë e tillë e ka konfirmuar trajneri Roberto Martinez. Numri një I pankinës së djajve të kuq është shprehur se sulmuesi do kthehet në formën më optimale vetëm pas fazës së grupeve.
“Lukaku po tregon progress, por ai ka ende nevojë për kohë në mënyrë që të shkojë në 100% të formës së tij. Duke parë ndeshjet që kemi përpara, mendoj se ai do jetë I gatshëm vetëm pas fazës së grupeve. Pas grupeve, fillon një tjetër Botëror dhe deri atëherë kam bindjen se Lukaku do jetë gati”, ka cituar ndër të tjera Martinez.
Sulmuesi në fjalë vuan nga një tërheqje muskulore në të pësuar në kofshë në fund të muajit Gusht. Pasi mungoi plot 57 ditë, shtatlarti u rikthye të ishte I gatshëm për Interin, por pësoi të njëjtin dëmtim në stërvitje, duke ngritur shumë dyshime rreth pjesëmarrjes së tij në Kupën e Botës.
Sidoqoftë, 29 vjeçari është grumbulluar me Belgjikën në Katar, por trajneri Martinez e ka të pamundur ta përfshijë në planet e tij përgjatë ndeshjeve të fazës së grupeve.
Belgjika është pjesë e Grupit F, së bashku me Kanadanë, ndaj të cilëve do debutojnë në 23 nëntor. Më pas, në 27 Nëntor dhe 1 Dhjetor, do jenë dy takimet e tjera, përkatësisht ndaj Marokut dhe Kroacisë.