Dëmtimi i Hakan Çalhanoglu, ja sa do të mungojë mesfushori

Sport

Hakan Çalhanoglu shqetëson Interin. Në ndeshjen që Turqia luajti ndaj Ëales, e vlefshme për Nations League dhe që përfundoi 0-0, Çalhanoglu u detyrua të dilte nga fusha e lojës që në pjesën e parë, si pasojë e një problemi fizik në kofshën e majtë. Rreziku ishte për një tërheqje muskulore të gradës së rëndë, çka mund t’i shkaktonte lojtarit një shkëputje të konsiderueshme nga aktiviteti. Megjithatë, nga kontrollet e para, është dalë në përfundimin se mesfushori zikaltër nuk ka lëndim serioz. Përgjatë kësaj kohe, Interi ka qenë vazhdimisht në kontakt me përfaqësuesen turke dhe siç bëhet me dije, kampionët e Italisë kanë kërkuar që lojtari të kthehet në Milano, por kjo gjë është refuzuar nga pala turke, e kështu, pritet që Hakan të kthehet në Milano përgjatë ditës së Mërkurë. Gjendja fizike e 30 vjeçarit duket drejt përmirësimit, ndonëse ai nuk pritet të jetë gati për ndeshjen e 23 Nëntorit, që Interi do të luajë ndaj Veronës në transfertë. Në një rrethanë si kjo, 3 në kampin zikaltër, shpresojnë shumë që Çalhanoglu të jetë gati për mesjavën në Champions League, ndaj Leipzig në San Siro.