Dëmtimi I Angel Di Maria, ja sa do mungojë argjentinasi

Sport

Tjetër ndalesë e gjatë për Angel Di Maria. Sikurse ka njoftuar Juventusi në kanalin zyrtar, nga raportimet e kryera, argjentinasi ka probleme muskulore në kofshëm e djathtë dhe në këtë mënyrë do qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 20 ditore.

Mëngjarashi pritet të kthehet në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri në javën e parë të muajit nëntor, atëherë kur Juventusi do përgatitet të luajë ndaj Interit në Serie A. Gjatë kësaj periudhe, anësori I sulmit bardhezi do humbasë një sërë ndeshjesh të rëndësishme mes kampionatit dhe Champions League.

Gjithësej janë 5 ndeshje në të cilat Di Maria nuk do jetë I gatshëm për 36 herë kampionët e Italisë. 3 janë në kampionat, konkretisht ndaj Torinos, Empolit dhe Leçes. Dy takimet e tjera janë në Champions League, ndaj Benficas dhe PSG.

Momentalisht, Juventusi ndodhet në krizë, si në kampionat, po ashtu edhe në Champions League. Pra, një lojtar factor si Di Maria, padyshim që mund të konsiderohet një mungesë thelbësore për ekipin e drejtuar nga Allegri.

Në fakt, dëmtimet janë kthyer në diçka të zakonshme këtë edicion në organikën e Juventusit dhe kur Di Maria është dëmtuar 3 herë deri më tani, kur jemi ende në hapat e parë të edicionit, atëherë kjo mund të shërbejë si një kambanë alarmi për përgatitësit atletikë të Zonjës së Vjetër.