Dembele shpallet “Topi i Arte 2025”

Sport

Osmane Dembele është shpallur si futbollisti më i mirë i vitit 2025-së. Ky është trofeu më i rëndësishëm i dhënë mbrëmjen e së hënës në “Theatre du Chatelet” në Paris. Ai mori konsensunsin e të gjithëve më ktë vlerësim, ndryshe nga sa ndodhte vitin e kaluar me Rodrin, që pati shumë kontestime. Francezi i PSG mposhti me vota lojtarin e Barcelonës Lamine Jamal, i cili më herët kishte marrë trofeun si futbollisti më i mirë nën 21-vjeç. Gianluigi Donnarumma mori çmimin si portieri më i mirë “Lev Jashin”. Ish-portieri i PSG tashmë gardian i Manchester Cityt ka marrë trofeun  e ‘Portierit më të mirë’ të sezonit 2024-25. Kujtojmë që vetëm pak javë më parë ai u largua “me sherr” nga PSG drejt Manchester City.

PSG u shpall si skuadra më e mirë e viti, ndërsa Luis Enrique si trajneri më i mirë. Kurse Viktor Gyokeres mori cmimin “Gerd Myler” si shënuesi më i mirë, pas realizimit të 63 golave në 58 ndeshje gjatë saezonit të kaluar në radhët e Sportingut të Lisbonës dhe me Suedinë. Për femra, futbollistja më e mirë u shpall spanjollja Aitana Bonati, kurse skuadra më e mirë doli Arsenali, fitues i CHampions Ligës së kësaj kategorie.

Të gjitha çmimet:

Trofeu “Kopa” (Lojtari më i mirë nën 21-vjeç): Yamal

Trofeu “Yashin” (Portieri më i mirë): Donnarumma

Trofeu “Gerd Muller” (Sulmuesi më i mirë): Viktor Gyökeres

Trofeu “Johan Cruyff” (Trajneri më i mirë): Luis Enrique