Dembele e pranon se Messi ia bën gjërat më të lehta…

Sport

dembele
Ousmane Dembele më në fund ka gjetur vendin e tij tek skuadra e Barcelonës dhe ndryshe nga Neymar, francezi duket se nuk e sheh si problem faktin që luan krah Messit. Braziliani përflitej shumë në kohën që luante tek blaugranat sepse thuhej që nuk e pranonte kollaj që të ishte nën hijen e Messit, por për Dembele, një gjë e tillë nuk është problem. Francezi, përkundrazi, është mëse i lumtur që kapiteni i tij të ketë vëmendjen kryesore të ekipeve kundërshtare.
Ai thotë se fakti që luan me të ia bën shumë më të lehtë lojën, duke qenë se argjentinasi di se si ta nxjerrë skuadrën nga çdo situatë. Në intervistën e dhënë për kanalin që i dedikohet skuadrës së Barcelonës, Dembele thotë se shpesh kundërshtarët përqëndrohen shumë tek mbyllja e hapësirave të Messit, duke ua dhënë këtë mundësi lojtarëve të tjerë, si Coutinho, Suarez apo vetë Dembele.

lionel messi barcelona sevilla la liga 20102018 n22ok9oh6jz7132agrulwmc7g
21-vjeçari është ndalur edhe tek përballja e dyfishtë me Lyonin, duke thënë se çdo gjë do të mbetet e hapur deri në fund të takimit të dytë. Sipas Dembele, Nabil Fekir nuk është i vetmi lojtar i nivelit të lartë tek skuadra franceze, ndërsa theksoi faktin që lionezët kanë mposhtur gjatë këtij sezoni ekipe si Manchester City dhe PSG, të cilësuara si ndër favoritët për të triumfuar në ‘Champions League’. Nga ana tjetër, trofeu më i rëndësishëm në kontinent mbetet objektiv edhe i Barcelonës, që vijon të kryesojë në ‘La Liga’ dhe është pjesë e garës për ‘Copa del Rey’.