Alessandro Del Piero është pranë rikthimit tek Juventusi. Pak ditë më parë në lidhjen me përfshirjen e tij të mundshme në instancat drejtuese të klubit, ish kapiteni deklaroi se nuk kish patur kontakte, por duket se tashmë telefonata ka ardhur. Sipas mediave në Itali presidenti i sapo emëruar, Gianluca Ferrero ka telefonuar Del Pieron duke i propozuar rolin e zv.presidentit. Një rol që sigurisht ka rëndësisnë e vet në veprimatarinë e klubit, por mbi të gjtiha është një rol përfaqësues.
Në krahun tjetër edhe pse ene nuk ka dicka zyrtare, Del Piero është plotësisht i gatshëm të rikthehet tek Juvja, tashmë në një tjetër pozicion, madje pak ditë më parë theksoi se ka ende një banesë në Torino si për të konfirmuar se priste vetëm këtë telefonatë të Ferrero-s.
Situata është shumë e vështirë mes hetimeve nga ana e prokurorisë dhe bilancit negativ, ku vetëm për vitin 2022 humbja përllogaritet të jetë 254 milion euro. Nuk do të jetë e thjeshtë që grupi i ri drejtues të gjejë një zgjidhje të përshtatshme si për të përmirësuar bilancin, por edhe për të justifikuar cështjen e plusvalencave ku sigurisht përgjegjësia është e parardhësve me në krye ish presidentin Andrea Agnelli. Ardhja e Del Piero-s mund ti dhurojë pak më tepër besueshmëri një ambjenti që po vuan, kjo falë figurës së pastër që gjithmonë ka karakterizuar një legjendë të klubit sic është “Pinturicchio”.