Neymar JR është një nga lojtarët më të përfolur në botën e futbollit, dhe padyshim që mori një vëmendje më të madhe që prej largimit të tij nga Barcelona, duke iu bashkuar PSG në Francë. Mirëpo, braziliani herë pas here është kritikuar për sjelljen e tij në fushë, ndërsa këtë mendim ndan edhe Vincente del Bosque, ish-trajneri i Spanjës dhe Real Madridit. “Për mua ai nuk ështën jë shembull për t’u ndjekur, pasi në fushën e lojës është shumë mashtrues dhe simulon tej mase. Ndërsa përsa i përket rekordeve që ka, besoj se është një futbollist fantastik. Madje do thoja që është një nga 5 lojtarët më të mirë në botë”. Kujtojmë që Neymar këtë sezon ka luajtur 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka shënuar 18 gola, të kombinuar me 18 asist. Ndërkohë që thuajse në gjithë Europën aktivitetet sportive janë pezulluar të gjitha, përfshirë këtu edhe futbollin, Del Bosque është shprehur se kampionatet duhet të rifillojnë të luhen sërish. “Kampionatet përkatëse duhet të përfundojnë. Duhet të kurorëzohen kampionët, skuadrat që kualifikohen në Champions League, apo në Europa League. Sezoni duhet të përfundojë i plotë, pavarësisht të gjtihave”, ka mbyllur 69 vjeçari.