Deklaratat e trajnerëve Diego Simeone dhe Peter Bosz për duelet e stome…

Sport

Diego Simeone (trajner i Atleticos):

“Leverkusen ka një mënyrë loje të qartë dhe mjaft të organizuar. Bëhet fjalë për një skuadër që luan gjithmonë me personalitet, pavarësisht se në çfarë stadiumi zbresin për t’u ndeshur. Zotërojnë disa lojtarë të talentuar dhe të shpejtë. Nga ana jonë, duhet të rregullojmë gjërat, pas një nisjeje jo fort pozitive. Do të hedh në fushë lojtarët më të mirë që na nevojiten aktualisht në fushë. Disa nga futbollistët tanë, për momentin janë emocionalisht më mirë se të tjerët. Tifozët i kemi gjithmonë pranë nesh. Detyra jonë është të luajmë lojën e duhur, duke e dërguar ndeshjen aty ku ndihemi më rehat kundrejt një skuadre, që bën lojë cilësore sidomos në mesfushë”.

Peter Bosz (trajner i Leverkusen):

“Në këtë moment mund të them se kemi nevojë absolute për pikë. Nuk duhet të kishim humbur ndeshjen kundër Lokomotivës, siç në fakt ndodhi. Kundër Juventusit do të thoja se shkoi më mirë, megjithëse edhe në atë rast dolëm të humbur. Prandaj, ndeshja kundër Atleticos është mundësia jonë për t’u shkëputur nga kuota e zero pikëve. Diego Simeone ka bërë një punë të pabesueshme për Atleticon e Madridit, duke ditur se nga ku e ka nisur dhe se ku ka mbërritur. Ai është një fenomen”.