Deklarata e trajnerit dhe portierit të Ajax

Sport

Ten Hag  (trajner i Ajaksit)
“Ne zakonisht jemi favoritë, por janë thjesht reflektime përpara ndeshjeve. Apoeli nuk është për t’u nënvlerësuar, pasi bëhet fjalë për një klub ambicioz, me pritshmëri të mëdha. Kanë marrë 5 lojtarë të rinj, por e njëjta gjë pak a shumë ka ndodhur edhe me ne… Na pret një kundërshtar që luan shumë shpejt dhe me një fuqi të madhe fizike. Praktikisht është një skuadër agresive. Na duhet të marrim masat për këtë. A do të parkojnë “autobusin” përpara portës? Nëse trajneri i tyre e thotë, atëherë do ta bëjnë. Do të jemi të përgatitur për gjithcka”.


Andre Onana (portier i Ajaksit)
“Ajo që bëmë sezonin e kaluar ishte madhështore. Mirëpo tani kemi një mundësi të re për të ëndërruar dhe jemi këtu për këtë. Ndihemi entuziastë dhe plot besim se mund të shkojmë sërish shumë larg. Çdo ndeshje ndryshon nga tjetra, por jemi përgatitur maksimalisht për këto sfida me Apoelin. Ndërkohë që kemi edhe disa lojtarë të rinj, që mendoj se janë ingranuar si duhet me skuadrën. Mendoj se bëhet fjalë për elementë të rinj cilësorë, por edhe për të tjerë që kanë përvojë në Botëror, apo Kupën e Konfederatave. Besoj se kemi gjetur kombinimin e duhur”.