Debutim i hidhur i Ronaldos në Champions, reagojnë Allegri e familja e tij

Sport

ronaldo red
Cristiano Ronaldo e ka mbyllur pas vetëm 30 minutash ndeshjen e parë në Champions League me fanellën e Juventus. Golashënuesi më i mirë në historinë e këtij kompeticioni është ndëshkuar me karton të kuq në “Mestalla” kundër Valencias. Portugezi ka reaguar pas një ndërhyrje të ish-lojtarit të Inter, Murillo, duke e kapur këtë të fundit nga flokët. Arbitri i ndeshjes, pas konsultimit me kolegun e tij që qëndron prapa portës, nuk është menduar dy herë dhe ka nxjerrë kartonin e kuq. Tifozë të Ronaldos apo jo, të gjithë janë befasuar nga ndëshkimi i gjyqtarit për portugezin në fitoren e Juventus ndaj Valencias. Ky ishte i pari kartoni i kuq për të në 154 ndeshje në Champions, , i 11-i në karrierë. Ai u largua nga fusha mes lotëve, duke e lënë Juventus me dhjetë futbollistë për 60 minuta.

0 Valencia vs Juventus Spain 19 Sep 2018
Juventus gjithësesi duket se mori forcë nga ky episod dhe ia dolën të fitonin sfidën 2-0, por vëmendja mbetet tek çështja Ronaldo. Reagimet për këtë moment kanë qenë nga më të ndryshmet. Allegri pas ndeshjes ka bërë thirrje për aplikimin e sistemit ‘VAR’, njësoj siç mendojnë edhe Nedved apo Del Piero, që kanë dalë hapur duke deklaruar se gjyqtari gaboi krejtësisht. Edhe familja e Ronaldos nuk ka qëndruar pa reaguar, me motrën e tij Katia Aveiro që paralajmëronte në rrjete sociale për atë që mund të vij më pas: “Duan të shaktërrojnë vëllanë tim. Do t’i paguajnë shtrenjtë këto lot”. Ndërsa në një postim tjetër thuhet se ky moment thjesht sa do e bëjë më të fortë portugezin, e do ta shtyjë më shumë drejt sukseseve.