Dëborë artificiale për Pekin 2022

Sport

acn pekin

 

Pekini është zgjedhur si vendi ku do të zhvillohet edhe Olimpiada dimërore e vitit 2022, që do ta organizojë saktësisht 14 vjet më pas asaj verores. Kështu, metropoli kinez fikson rekord, duke u bërë qyteti i parë që pret të dy kompeticionet e pesë rrathëve.
Triumfi i Pekinit erdhi pas një votimi, ku në garë ishte edhe qyteti kazak i Almaty që mori 4 vota më pak se Pekini, 40 me 44, nga anëtarët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Problemi është se Pekini nuk është se shquhet për ndonjë qytet ku bëhet ski. Por kinezët kanë garantuar se në janar, temperaturat zbresin deri në -7 gradë. Ndërkohë që për disa gara janë caktuar edhe dy qendra të tjera jashtë qytetit si, Jankuing e Zhangijakou, të arritshme për gati 2 orë, falë trenave super të shpejtë.
Për më tepër janë gati edhe mbi 2 miliard euro që do të investohen nga kompanitë private në këto sporte dimërore. Ndërkohë që është marrë përsipër krijimi i borës artificiale, në zonat ku do të ketë gara të skive. Komiteti olimpik kinez do të ndërtojë pista skish në disa lokalitete deri në 200 km nga Pekini dhe do të akumulojë qindra mijëra ton ujë, me të cilët do të krijojë miliona metra kub borë articificiale.
Nuk është hera e parë që një qytet me klimë jo të acartë zgjidhet për Olimpiadën dimërore. Edhe qyteti rus i Sochi, që ishte organizator në vitin 2014, ka një tempëraturë dimërore që vërtitet mes 2 dhe 10 gradëve. Prandaj, me atë rast, Komiteti Olimpik rus prodhoi rreth gjysmë milionë metri kub borë. E madje, shpesh u përdorën edhe substanca kimike për të shmangur që bora të shkrihej. Si përfundim rezultuan si Lojrat Olimpike Dimërore më të nxheta të zhvilluara ndonjëherë.
Festa tashmë ka mbarur. Organizatorët e Pekinit duhet të nisin të përveshin mëngët që tani.