De Vrij me shokë përballlë sulmit më të mirë të momentit në Evropë

Sport

de vrij
Në UEFA Champions League, PSV Eindhoven është sprova e radhës për Interin e Spallettit. Skuadra zikaltër, pas fitores emocionuese në sekondat e fundit ndaj Tottenham, tashmë duhet të masë forcat me kampionët e Holandës, që aktualisht kanë edhe sulmin më të mirë në kontinent. Janë statistikat ato që e dëshmojnë diçka të tillë. Trajneri Van Bommel dikur mund të ketë qenë i prirur të luante në repartin difensiv, por mesa duket di mjaft mirë edhe si ta bëjë skuadrën e tij të shënojë. 26 gola në 7 ndeshje të kampionatit holandez, për një mesatare prej 3.7 golash për ndeshje, flasin qartë për potencialin që ka kjo skuadër përpara, por sigurisht duhet theksuar se kampionati holandez është i një tjetër niveli krahasuar me Serie-A apo dhe Champions League-a. Por Inter nuk ka një formë të mirë në sulm.

Stefan de Vrij

Në kampionat nuk ka shënuar dot më shumë se 10 gola. Megjithatë Luciano Spalletit mund të gjejë frymëzim nga humbja 4-0 e PSV-ës me Barcelonën në Camp Nou. Në atë sfidë holandezët nuk arritën të shënonin as dhe një here edhe pse Barcelona luajti me 10 lojtarë. Italianët nga ana e tyre mbeten specialistë mbrojtje dhe këtë gjë e dëshmuan edhe ndaj Tottenhamit. Skriniar, De Vrij e të tjerët mund të dinë të jenë deçizivë në këtë sfidë. Por pikërisht De Vrij e njeh mirë forcën e kundërshtarëve të sotëm. Në 2010-ën, kur luante për Feynoord, pësonte plot 10 gola, për një 10-0 që mbetet në histori. Me një mungesë të rëndësishme si ajo e Vrsaljkos, Interi duhet të mbrojë si skuadër. Vetëm nëse Spalleti siguron një mbrojtje të mirë në prapavijë, atëherë zikaltrit mund të hedhin sytë nga kapiteni Icardi në sulm, që do kërkojë të dhurojë një tjetër mbrëmje magjike për Interin njëjtë sikurse bëri në San Siro ndaj Tottenhamit.