Luftë e hapur mes Matheijs De Ligt e Thomas Tuchel. Vetëm 5 minuta të luajtura në dy ndeshjet e fundit në kampionat me Bajernin dhe jashtë ideve tekniko-taktike të trajnerit, de Ligt nuk këtë situatë nuk është përmbajtur duke “shpërthyer” kundër Tuchel.
“Pse nuk luaj?! Nuk i’a kam idenë, duhet të pyesni trajnerin. Po bëj gjithcka që më thotë, madje duke luajtur edhe në mesfushë. E vetmja gjë që mund të bëj është të vazhdoj të punoj, më pas është trajneri që merr vendimet” – deklaroi holandezi, i cili po përjeton një makth në këtë fillim sezoni. Në Superkupë kundër Leipzig u zëvendësua pas pjesës së parë dhe nga ai moment nuk ka qënë më titullar tek Bajerni duke luajtur gjithsej vetëm 37 minuta në kampionat.
Ka kohë që flitet për marrëdhënien e “ngrirë” mes të dyve dhe për mos pëlqimin që Tuchel ka kundrejt ish kapitenit të Ajaxit, sidomos në lidhje me formën fizike jo optimale, të paktën kështu e ka vlerësuar trajneri i “die rotten”. Edhe pse drejtori sportiv Freund është munduar ti hedhë pak “ujë zjarrit” duke e vlerësuar De Ligt si një aset të rendësishëm, nëse situata vijon në këtë linjë atëherë mund të mbërrijë në një pikë pa kthim për mbrojtësin. Kujtojmë që në verën e 2022-it Bajerni pagoi 67 milion euro për ta marrë nga Juventusi. Në sezonin e tij të parë me bavarezët 24 vjecari përgjithësisht zhvilloi paraitje pozitive duke qënë titullar dhe një pikë e fortë në qëndër të mbrojtjes, duket sikur kanë kaluar shekuj që nga ai moment sepse aktualisht lojtari ka rënë shumë në hierarkinë e Thomas Tuchelit.