Charles de Keteleare është zyrtarisht një futbollist i Milanit. Përfundon me fund të lumtur një negociatë e gjatë dhe e shpërndarë në disa seri mes klubit italian dhe Brugge-t. Klubi belg do të përfitojë 32 milion euro plus 3 milion bonuse që e dërgon në 35 milion euro shifrën e përgjithshme të transferimit, teksa në rast se Milani e rishet lojtarin për një shifër më të lartë atëherë Brugge do të arkëtoj 12.5 % te vlerës së një rishitje eventuale.
21 vjecari ka mbërritur në Milano në orët e vona të së hënës, teksa këtë të martë i është nënshtruar testeve mjekësore e më pas ka firmosur kontratën 5 vjecare me kampionët e Italise, një marreveshje nga e cila mesfushori belg do të përfitoj 2.3 milion euro në sezon.
Djaloshi i rritur në akademinë e Brugge largohet në këtë mënyrë nga klubi mëmë pas 120 takimesh e 25 golash të realizuar, ndërsa fitoi edhe 3 tituj kampion e dy Kupa. Ai konsiderohet nje talent i futbollit belg dhe jo pa arsye ka luajtur edhe 8 ndeshje me përfaqësuesen duke shënuar 1 gol.
Milani është hapi i parë i madh në karrierë për De Keteleare i cili do të mbaj mbi shpinë numërin 90, të njëjtin qe kishte dhe tek Brugge. Fantazisti me një shtatëlartësi imponuese, 1 metër e 92 cm ka nisur te përkufizohet që tani nga tifozët kuqezi si „Kaka“-ja i ri për shkak të ngjashmerisë që ka në lojë me ish yllin brazilian të Milanit.