Kevin De Bruyne e pranon, ai po shqyrton mundësinë që të largohet nga Wolfsburgu. “Nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm” citohet të ketë thënë De Bruyne për gjermanen Kicker. “Vazhdoj stërvitjen normalisht, kjo për t’u siguruar që të jem në formë. Për të tjerat pastaj pres të shoh se cfarë do të ndodh”, vazhdon më tej belgu.
Manchester City thuhet të jetë gati për të paguar plot 72 milionë euro për 24-vjecarin, ndërkohë që edhe PSG është shfaqur e interesuar.
“Eshtë kënaqësi kur klube të mëdha të kërkojnë dhe sigurisht që kjo më bën të mendoj”, thotë ish-mesfushori i Chelsea-it për gjermanen Kicker.
Këtë javë belgu u vlerësua me cmimin lojtari më i mirë i vitit në Bundesligën gjermane, kjo falë performancës së shkëlqyer. Këtë sezon De Bruyne ka shënuar 16 gola dhe ka shërbyer 28 asiste.