Trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi është shprehur tepër i kënaqur për rezultatin por jo dhe aq për lojën pasi ishte i mendimit se kuqezinjtë mund të kishin luajtur dhe më mirë. Italiani theksoi në përfundim të ndeshjes në Vaduz se, tha se lojtari i ndeshjes ishte Hyka. De Biazi për sa i përket vendit të parë në grup pas barazimit të ndeshjes Itali – Spanjë, u shpreh se kjo nuk do të thotë asgjë pasi deri tani janë luajtur vetëm dy ndeshje në grup.