Gianni De Biasi, ish-trajneri i kuqezinjve të Shqipërisë, ka folur për “Radio Sportiva”, duke prekur temat e kampionatit italian tw futbollit. Por gjithashtu ka zbuluar edhe dicka mbi tw ardhmen e tij. “Fjalët e Sarrit për Interin? Edhe mw pwrpara, ai kishte thënë pak a shumë të njëjtat gjëra, për të ulur presionin ndaj skuadrës së tij. Juventusi jeton për të fituar Ligën e Kampionëve, por Interi do të jetë rivali i bardhezinjve për titull në Serie A, deri në fund”, deklaroi fillimisht De Biazi.
Më tej, 62-vjeçari vazhdoi analizwn duke pranuar se “Sarri nuk e ka ende në duar Juventusin, sipas ideve të tij”. “Besoj se do të jetë e vështirë të arrihet një lojë, si ajo që bwnte te Napoli. Ka shumë lojtarë me personalitet te Juventusi. Të menaxhosh Ronaldon nuk është e njëjta gjë si me Insigne. Sa i takon Milanit, humbjet nw kwto janw tw para ishin tw papritura. Por sidomos ndaj Torinos, kuqezinjtë mund të kishin bërë diçka më shumë”.
Përvoja e fundit e De Biasi ishte në Spanjë, në vitin 2017, në stolin e Alaves, skuadër e La Liga-s. Por ku kanw kaluar gati dy vite nga atwherw, trajneri qw dwrgoi Shqipwrinw nw Evropian wshtë gati të kthehet nw stol: “Nuk mund të zbuloj asgjë, por pres diçka jashtë vendit, jashtë Europës, shumë larg nga Italia. Po, sepse nuk jam aq i mirë, sa të stërvis në vendin tonë”. u mjaftua tw thotw me ironi De Biazi, duke mos dashur të saktësojë nëse do të nënshkruajë me një klub apo kombëtare.