Gianni de Biasi ka thënë se ndeshja kundër Francës ka qenë vendimtare për eliminimin e tyre
Përzgjedhësi i Kombëtares, Gianni de Biasi ka thënë se është dashur të jenë në minutat e fundit kundër Francës, në mënyrë që të mos pranojnë dy gola/
Pavarësisht kësaj, ai tha se kanë pasur tre ndeshje shumë të mirë dhe duhet vlerësuar për të ardhmen.
“Ne si Shqipëri duhet të ishim treguar më të kujdesshëm. Në ndeshjen ndaj Francës duhet të shtrëngonim veten në minutat e fundit dhe të mos lejonim as golin e parë dhe as të dytin që na kushtëzoi kaq shumë”, tha De Biasi.
“Gjithsesi 3 ndeshje rresht kaq të bukura nuk i kemi bërë asnjëherë dhe besoj se ky është aspekt që duhet konsideruar në optikën e së ardhmes”.