Gianni De Biasi nuk po e kërkon vetëm kombëtarja italiane.
Mediat italiane sot kanë zbuluar edhe dy përfaqësuese tjera që po kërkojnë shërbimet e trajnerit të Shqipërisë.
Burimet e medieve italiane pranë trajnerit konfirmojnë se De Biasit se për shërbimet e tij kanë shprehur interesim edhe kombëtarja e Robert Lewandowskit, përkatësisht e Polonisë dhe ajo e Kinës.
Por, mbetet të shihet se ku do të përfundojë trajneri italian, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet pas evropianit të futbollit “France 2016” nga drejtimi i kombëtares shqiptare. /Telegrafi/