De Biasi: Kundër Italisë jam…shqiptar

Sport

1440689909albaniaaa.jpg

 

Gianni De Biasi, i ftuar në redaksinë e gazetës “Nuova Venezia”, ka arsyetuar pse zgjodhi të drejtojë Shqipërinë, ai ka thënë se e pranoi pankinën kuqezi, mbi të gjitha sepse nuk duronte dot futbollin italian, me shumë hipkrizi dhe ndërhyrje të presidentëve në aspektin teknik. “Thashë mjaft, kur në Udine më treguan derën, përpara se të niste kampionati. Mirëpo kisha shumë për të dhënë në profesionin tim, prandaj zgjodha Shqipërinë dhe nuk u pendova. Përkundrazi bëra maksimumin dhe jam i lumtur”, ka treguar tekniku.
Në Itali nuk është trajtuar mirë, por në Shqipëri është një idhull, shihet si lideri që dërgoi populli drejt triumfit, pas dekadave me dështime. E tashmë shprehet se është gati për Europianin. Nuk i trembet përballjes me Francën, duke thënë se Kombëtarja shqiptare do të shkojë për të luajtur shanset e veta. “Vajtja në kampionatin europian është ëndërr që realizohet. Shkojmë, për ta zgjatur sa më shumë”, ka deklaruar në lidhje me objektivin.
I pyetur nëse i trembet ndonjë përplasjeje me Italinë. De Biasi thotë se nuk i pëlqejnë sentimentalizmat falsë. ”Jam profesionist! Ndoshta këndoj himnin italian përpara ndeshjes, por kur nis loja, ju betohem që bëhem… shqiptar!”, ka përfunduar tekniku italian, por që ka edhe pasaportën tonë.