De Biasi jep notat për dy shqiptarët e spikatur

Sport

Vlerësimet për Kumbullën dhe Rrahamanin, dy lojtarët shqiptarë më të përmendur të momentit sa i takon merkatos në Itali, kanë ardhur edhe nga ish-tekniku i Kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi. I pyetur nga ana e mediave italiane, trajneri nuk ka kursyer elozhet, fillimisht për talentin 19-vjecar. “Kumbulla zotëron personalitet, është shumë agresiv. Me mjaft cilësi sa i takon impostimit të lojës si dhe tepër i zoti në dyluftimet ajrore. Mund të them se përpara ka një të ardhme të ndritur”.

Më njohuri, De Biasi ka për Rrahmanin, përderisa e ka pasur për një farë periudhe nën drejtim te Kombëtarja shqiptare. “Rrahmani është një lojtar, që ka treguar se nuk e vuan peshën e Serisë A. Ka mjaft personalitet dhe nuk e ka vuajtur peshën e një skuadre si Verona. Di të them se është një lojtar tepër i fortë, me një teknikë të mirë, që mund t’i bëjë shumë punë Napolit, sepse është i ri me mjaft talent”.
Napoli duket se është Skuadra që për momentin i bashkon në merkato dy shqiptarët, të cilët janë dalluar me Veronën. Pikërisht për këtë ekip, De Biasi ka shpenzuar dy fjalë, sa i takon ecurisë së deritanishme në kampionat: “Napoli është një skuadër e madhe, që nuk mund të mendojë të bëjë një kampionat kaq anonim.

Ky moment jo fort i mirë zgjat prej disa kohësh dhe prandaj duhet kuptuar sesi mund të dilet nga kjo situatë. Patjetër që skuadra e Gatuzos duhet të rikthehet të luftojë për vendet e para në renditje. Kjo situatë është vërtet anormale dhe absurde. Besoj se nuk bëhet fjalë për një cështje moduli, ose sesi vendosen lojtarët në terrenin e lojës, por sesi zbresin në fushë. Them se futbollistët po tregojnë se kanë një bllokim psikologjik, që më pas ndikon edhe në paraqitjen e tyre. Prandaj duhet të jetë i zoti Gatuzo për të ndikuar edhe në mendjen e tyre, duke kërkuar t’i motivojë dhe t’i shtyjnë për të dhënë më të mirën”, ka përfunduar ish-tekniku i Shqipërisë.