Davide Frattesi mund të largohet nga Interi përgjatë merkatos së Janarit. Roma mund të jetë skuadra e ardhshme e mesfushorit italian. Minutat e pakta që ka marrë përgjatë këtij sezoni nga trajneri Simone Inzaghi, e kanë bërë lojtarin të jetë i pakënaqur në radhët e 20 herë kampionëve të Italisë, kështu që, siç njoftohet nga mediat matanë detit, valixhet po bëhen gati. Interi nuk dëshiron që lojtari në fjalë të largohet, por nuk gjë të tilla nuk ka kusht. Thënë këtë, gjigantët e Milanos, kanë vendosur gjithashtu një çmim për kartonin e Frattesit, që është 40 milionë euro. Kjo është pikërisht edhe shuma që kërkohet nga gjigantët e Milanos, në mënyrë që mesfushori të largohet në mënyrë të përhershme nga kampionët në fuqi. Mirëpo, 40 milionë euro, janë një shumë relativisht e papërtypshme për Romën. Por, pavarësisht kësij, sipas raportimeve, klubi verdhekuq do të përpiqet me të gjitha mënyrat për të siguruar shërbimet e Frattesit, kështu që drejtuesit romanistë kanë nisur menjëherë bisedimet me agjentin e lojtarit, nëse do të mund të gjejnë një zgjidhje për çështjen në fjalë. Roma do të provojë edhe mundësinë e huazimit deri në fund të sezonit, e më pas të shqyrtojë transferimin përfundimtar të italianit. Të shohim se ç’do të ndodhë, por nëse Frattesi vijon të ketë pakënaqësi, atëherë mundësia e largimit nga Interi, është gjithmonë e më e madhe.