David de Gea mund të transferohet tek Genoa

Sport

Genoa mund të jetë skuadra e ardhshme e portierit David De Gea. Prej thuajse një viti tashmë, kur u largua si lojtar i lirë nga Manchester United, spanjolli vijon të jetë pa skuadër. 33 vjeccari nuk gjeti dot një ekip për të luajtur në sezonin 2023/24, diccka që duket gati-gati e pabesueshme për aftësitë që De Gea zotëron, teksa për një kohë mjaft të gjatë që ishte pjesë e Manchester United, ai ishte ndër portierët më të mirë në botë. Madje, edhe në përfundim të edicionit 2022/23, përpara se De Gea të largohej nga United, ai u shpall portieri më i mirë në Premier League. Megjithatë, pas një viti jashtë aktivitetit, spanjolli tashmë është gati të rikthehet sërish mes shtyllave. Mediat italiane bëjnë me dije se skuadra e ardhshme e gardianit do të jetë pikërisht Genoa. Klubi me bazë në Liguria dhe lojtari, taninë janë në fazat e para të bisedimeve, teksa më tepër detaje do të zbulohen përgjatë ditëve të ardhshme. Nuk dihet si do të shkojë, por kjo duket një mundësi e përkryer për të dyja palët.