David de Gea mund të bëhet lojtari më i paguar në Premier League!

Sport

de gea 34
Manchester United po përgatiet që ta bëjë David De Gea-n lojtarin më të paguar në historinë e Premier League. Portieri spanjoll ka një kontratë deri në qershor të vitit 2020, por zyrtarët e “Old Trafford” kanë filluar të lëvizin që tani për rinovimin dhe vendosjen e një klauzole të lartë lirimi. Kontrata pritet të zgjatet edhe me një vit e gjysmë, por deri më tani nuk ka patur asnjë akord me lojtarin. Në këtë mënyrë, sipas “The Times”, tek United po kërkojnë ta bindin portierin financiarisht. Oferta e bërë për të është më e madhja ndonjëherë në futbollin anglez, duke kaluar dhe shifrat që përfitojnë lojtarë si Mesut Ozil, Paul Pogba apo Alexis Sanchez.

De Gea

Në rast se marrëveshja mes palëve do të arrihet, De Gea do të përfitonte më shumë se 23 milionë paundë në vit. Por përfitimet e De Geas nuk do të ndaleshin me kaq, kontrata e re do të siguronte spanjollit edhe shumë bonuse në arritjen e disa objektivave të vendosura nga ana e drejtuesve të klubit anglez, që mund ta bënin De Gean si lojtarin më të paguar në ‘Premier League’, post të cilin aktualisht e mban Kevin De Bryune i Manchester City. Së fundi, rinovimi me De Gean është mbështetur edhe nga ana e tifozëve të ‘djajve të kuq’, që nuk ngurojnë ta vendosin emrin e spanjollit krahas atyre të Peter Schmeicel apo Edwin van der Sar.