DANILO, MBROJTESI I JUVENTUSIT

Sport

“Duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Duhet të jemi të ekuilibruar, të luajmë një lojë inteligjente, por me qëllimin e vetëm të arrihet fitorja. Ne e dimë se duhet të përmirësohemi dhe duhet ta bëjmë shpejt, duke filluar që nga kjo përballje. Do të jetë vendimtare si gjithë të tjerët në Champions League, por duke mos fituar takimin e parë, rëndësia e takimit pasardhes rritet. Do të duhet të përpiqemi të mos ndjejmë shumë presion. Tifozët? Jam i sigurt se tifozët tanë do të na japin mbështetjen e duhur dhe ne do të duhet të jemi të mirë për ta shfrytëzuar atë. Ne e dimë se duhet të bëjmë një hap përpara edhe në aspektin e mentalitetit, për të marrë fitoret që kërkon Juve. Benfica është një ekip i madh, me një histori të jashtëzakonshme. Ne i respektojmë shumë, ata kanë lojtarë të mëdhenj, të rinj dhe me përvojë dhe një trajner të aftë.”