Dani Alves i trembet forcës së Liverpool në sfidën me PSG

Sport

dani alves
Liverpool-PSG do të jetë një nga supersfidat e para të Champions League këtë sezon. Nënkampionët e Evropës do të përballen me një nga skuadrat favorite për këtë vit, siç janë kampionët e Francës.  Mirëpo Dani Alves e di shumë mirë se në ‘Anfield Road’, skuadra pariziene do të ketë mjaft të vështirë. Mbrojtësi brazilian i PSG thotë hapur se i trembet forcës së ‘the reds’, sidomos kur luajnë në fushën e tyre. “Në Angli, ata janë të papërmbajtshëm. E pamë edhe sezonin e kaluar që në fushën e tyre janë krejt ndryshe. Janë një klub i madh dhe luajmë në një kompeticion mjaf të fortë. Duhet të jemi të përqëndruar gjatë gjithë lojës.”

1524492586 149973 1524492644 noticia normal
35-vjeçari u ndal edhe në eleminimin e sezonit të kaluar, duke pranuar se për parizienëtm, ai eleminim aq i hershëm trishtoi gjithë ambientin brenda klubit. “Pas gjithë atij entuziasmi dhe shpenzimeve, të shkosh në shtëpi aq herët është e dhimbshme. Nuk është mirë për lojtarët e as për klubin. Ndaj, këtë vit do të kërkojmë t’i bëjmë gjërat ndryshe.” Sezonin e kaluar, kampionët e Francës u eleminuan menjëherë pas fazës në grupe nga Real Madrid, me spanjollët që i fituan të dyja takimet. Liverpool dhe PSG përballen me njëra-tjetrën më 18 shtator, ndeshje e vlefshme për fazë në grupe të Champions League, ku pjesë e grupit të tyre janë edhe Napoli e Crvena Zvezda.