Dani Alves flet për largimin nga Barcelona, pranon se do të kthehej sërish në ‘Camp Nou’

Sport

dani alves

Dani Alves është një nga lojtarët më të suksesshëm në vitet e fundit, duke fituar tituj të rëndësishëm në çdo skuadër që ka luajtur. Mirëpo periudha më e artë e karrierës së mbrojtësit ka qenë kur ai aktivizohej në radhët e Barcelonës.  Në lidhje me këtë, gjatë një interviste, Dani Alves është shprehur se “Camp Nou”-n e konsideron si shtëpinë e tij dhe se do të ishte e pamundur të mos kthehej në Katalonjë, nëse do t’i jepej mundësia.

dani

“Unë do të kthehesha që nesër nëse Barça do të më telefononte. U largova me dhimbje nga atje sepse kam luftuar shumë për të bërë historinë e skuadrës. Jam larguar me 23 tituj në 8 vjet.”-shton Alves. Braziliani ka zbuluar se drejtuesit katalanas kishin përgatitur një ceremoni lamtumire për të, por që vetë mbrojtësi e kishte refuzuar, pasi sipas tij, vendit të cilin e konsideron si shtëpi, nuk mund t’i thuash lamtumirë. Kështu premtimi i Dani Alves ishte se një ditë ai do të kthehej te Barcelona, por deri atëhere, mbrojtësi vazhdon të luajë në nivele të larta, teksa tashmë është pjesë e PSG, skuadër me të cilën së fundmi u shpall edhe kampion i Francës.