Cristiano Ronaldo ka pësuar një tendosje muskulore në kofshën e tij të djathtë, por nuk pritet të mungojë në asnjë ndeshje.
Portugezi pritet të jetë në fushë kundër Rayo Vallecanos, por mund të ndodh që Zinedine Zidane, ta pushojë që ta ketë të gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale kundër Manchester City.
Ai shkoi sot në klinikën e Madridit ‘La Moraleja’ ku iu nënshtrua analizave.
Tashmë dihet që ai ka vetëm një ngarkesë në muskuj.
Cristiano mund të kërkojë vet të luajë, pasi është në garë për këpucën e Artë dhe i duhen golat. /Telegrafi/