D’Angelo Russell dërgon Brooklyn në ‘play-off’, kalon më tej edhe Orlando!

Sport

angelo
D’Angelo Russell mund të cilësohet padyshim si gabimi më i madh i Los Angeles Lakers. Kalifornianët e lanë lojtarin të largohej drejt Brooklyn pasi u konsiderua i panevojshëm duke parë talentet e tjera që ndodheshin në skuadër. Mirëpo 23-vjeçari i ka dërguar Nets në fazën finale të sezonit pas shumë kohësh, teksa Lakers as LeBron James nuk i ndihmoi në këtë objektiv. Russell vulosi një sezon të shkëlqyer në sfidën që Brooklyn fitoi në transfertë 108-96 ndaj Indiana Pacers, triumf që u siguroi njujorkezëve edhe vendin në ‘play-off’. Russell ishte shënuesi më i mirë me 20 pikë, por dha kontribut të vyer edeh me 6 asiste dhe po aq rikuperime të topit nën tabelë. Paraqitje të mirë tek Nets bënë edhe Harris e LeVert, që realizuan nga 19 dhe 18 pikë. Tek Indiana ndërkohë më i miri ishte lituanezi Sabonis me 17 pikë dhe 12 rikuperime të topit nën tabelë.

os orlando magic rout atlanta hawks in orlando 20190405
Ka zyrtarizuar prezencën e saj në fazën finale të sezonit edhe Orlando Magic, që mposhti 116-108 një kundërshtar mjaft të fortë si Boston Celtics. Ross, Vucevic dhe Eric Fournier ishin yjet e Orlandos në këtë takim, pasi së bashku realizuan plot 75 pikë, me malazezin Vucevic që mbizotëori edhe me 12 rikuperime të topit nën tabelë. Vetëm 23 pikë lideri i Boston, Kyrie Irving, që gjithësesi e ka siguruar vendin në ‘play-off’ kohë më parë. Në këtë mënyrë, në ‘Konferencën e Lindjes’ ka mbetur vetëm 1 vend për në fazën tjetër të sezonit. Ku kanë mbetur edhe 2 ndeshje, për këtë vend luftojnë 3 skuadra; Detroit Pistons, Miami Heat dhe Charlotte Hornets.