Cvitanoviç, kroati spiun në “Qemal Stafa”

Sport

MarioCvitanovic 1339114
Gjatë Superkupës së humbur me penallti ndaj Laçit të mërkurën në “Qemal Stafa”, Skënderbeu ka qenë nën vëzhgim nga një spiun i Dinamos së Zagrebit. E nuk bëhej fjalë për një dosido, por për një emër legjendë të futbollit kroat, si Igor Cvitanoviç, i cili tani është një nga bashkëpunëtorët e trajnerit Zoran Mamiç.

Një pjesë të shënimeve të marra, ai i ka rrëfyer edhe për shtypin kroat, pikërisht për gazetën “Jutarnji List”: “Skënderbeu e nisi me vetëm 2 lojtarë të formacionit bazë, duke sakrifikuar disa titullarë, me mendjen te ndeshja e Champions League. Dhe vetëm pas 3 zëvendësimeve të tjera, ata ndryshuan plotësisht dhe nisën ta merrnin serzisht lojën, duke dominuar veçanërisht pjesën e dytë të takimit”, shpjegoi ish-sulmuesi, i cili mban ende rekordin prej 15 golave për Dinamon e Zagrebit në kompeticionet e UEFA-s për klube.

Mbi të gjitha, pika të rrezikshme të skuadrës korçare, Cvitanoviç ka evidentuar kapitenin me përvojë, Bledi Shkëmbi, si dhe dy lojtarët e krahut, Berisha e Progni, për të cilët kroatët duhet të marrin masat.

Sipas tij, sfida e së mëkurës në “Elbasan Arena” përballë korçarëve nuk paraqitet asapk e lehtë, pasi nuk ka më skuadra të dobëta, kështu që asnjë kundërshtar nuk mund të nënvletësohet. “Fusha do ta tregojë se kush nga dy skuadrat është me e mira dhe meriton të hyjë në fazën e grupeve”, ka përfunduar një nga legjendat e futbollit kroat, i shpallur 5 herë kampion dhe 2 herë kryegolshënues me Dinamon e Zagrebit.