Cutrone flet për kuqezinjtë dhe raportet e tij me Gonzalo Higuain

Sport

coutrone
Sulmuesi i ri i Milanit, Patrick Cutrone ishte një nga ata që ranë më shumë në sy në sezon e kaluar të kuqezinjve, ku sërish skuadra nuk ia doli të kualifikohej për në Champions League. 20-vjeçari më grintën e tij bëri për vete shumë tifozë të Milanit, që e shihnin lojtarin si të vetmen gjë të mirë të momentit.  Cutrone dëshiron të ndihmojë sa më shumë skuadrën e tij, pavarësisht se për momentin trajneri Gattuso e ka lënë pushim për të mos ndërlikuar dëmtimin e lehtë të marrë në kavilje. “Dua të bëj mirë dhe të stërvitem mirë, për tu përgatitur ndeshje pas ndeshje. Sa i përket 10 golave të sezonit të kaluar, besoj se mund të shënohen më shumë se dhjetë gola në vit”.

gettyimages 955082372 1024x676
Sulmuesi flet edhe për aventurën e tij tek kuqezinjtë, që e quan si diçka me të cilën ai ndihet krenar: “Është ende një ëndërr, pasi kam shumë për të bërë. Të jem sulmues i Milanit është krenari dhe të jep forcë të vazhdosh të luash mirë. Për mua është speciale pasi jam këtu që kur isha 8 vjeç.”
Por Cutrone nuk shmang dot as pyetjen në lidhje me raportin që ka me Gonzalo Higuain, që shihet si njeriu që do t’i udhëheqe kuqezintjë këtë sezon. “Gonzalo është një fenomen. Më ndihmon të stërvitem me të dhe do të tentoj t’i vjedh diçka. Kemi krijuar një raport të bukur, jam i kënaqur që e kam në skuadër. Shpresoj që të bëjmë më të mirën për fanellën që veshim. Me Gonzalon jemi padyshim më të fortë se më parë.”