CSKA-Plzen, sfida që vlen ende për… Evropën

Sport

cska

Viktor Goncharenko (Trajner i CSKA): “Së paku duam të vazhdojmë të luajmë ende në një kompeticion evropian, ndonëse me një nivel më të vogël se Champions League. Gjithsesi, për këtë arsye do të kërkojmë fitoren, që na e jep këtë mundësi. I dimë cilësitë e Viktoria Plzen, por nuk duhet të bazohemi shumë te kundërshtarët. Jemi në Champions League dhe në një kompeticion të tillë duhet të luash në maksimum. Nëse vepron ndryshe, shansi për gabime është shumë i lartë. E njoh trajnerin kundërshtar dhe mënyrën sesi punon, prej përvojës që kam patur te Bate Borisov. Prandaj e di mjaft mirë stilin e futbollit që luajnë skuadrat e tij. Fatmirësisht, për Plzen nuk do të jetë Krmencyk, i cili na shënoi 2 herë në sfidën e parë në shtator. Megjithatë, cekët kanë sulmues të tjerë mjaft të rrezikshëm nga të cilët duhet të kemi kujdes. Sa i takon ekipit tim, Bekao e Sigurdson janë gati për të luajtur. Kurse i padisponueshëm është Alan Dzagoev”

98896
Ivan Oblyakov (Mesfushor i CSKA): “E gjithë skuadra jonë beson shumë tek arritja e fitores në këtë përballje që kemi me Viktoria Plzen. Mund të them se kemi dëshirë të madhe për të realizuar këtë objektiv. Ndeshja e parë që luajtëm në Çeki ishte vërtet e vështirë, por njëkohësisht edhe mjaft interesante. Fundja, në Champions League nuk ka shumë diferenca, pasi të gjitha përballjet janë të forta. Mirëpo në këtë sfidë të radhës kemi edhe tifozët në anën tonë, gjë që mendoj se do të na ndihmojë shumë për të marrë atë që na duhet: fitoren!”.

 IvanOblyakovFCLokomotivMoscowvsFCUfaUFhNmBg d9il