Cristophe Galtier (trajner i PARIS SG):

Sport

“Duhet të luajmë pak më mirë, sesa bëmë në ndeshjen e parë. Natyrisht kemi një tjetër plan për lojën. Prania e Mbappe na jep më thellësi. Synojmë të luajmë pak më lartë dhe të bëjmë më shumë presion. E nëse është e mundur, të rrëmbejmë topin sa më shpejt. Gjermanët kanë qenë një institucion futbolli, për dekada. Lojtarë vërtet të mëdhenj kanëqenë pjesë e kësaj skuadre. Sot do të luajmë në një stadium të bukur, të mbushur plot. Shpresoj që të marrim nxitjen e duhur nga kjo atmosferë.
Sa i takon skuadrës time, do të thoja se cdo sistem ka dobësi dhe pika të forta. Në ndeshjet e fundit kemi pësuar gola. Duhet ta ndreqim këtë pjesë. Kemi punuar për këtë me lojtarët. Flasim shumë për këtë në stërvitje. Si cdo skuadër ne kemi dobësi, por gjithashtu edhe kundërshtarët tanë. Duhet të jemi mjaft të kujdessshëm dhe tepër të vendosur në mënyrën sesi do të sulmojmë.
Kam lexuar në lidhje me cështjen Neymar. Eshtë një handikap për skuadrën. Kjo, duke ditur 17 golat dhe 11 asistet e këtij sezoni. A është tani skuadra më e balancuar? Pp, me mesfushorë. Por të kesh Nejmarin në skuadër është një aset i shtuar, për të shënuar gola!”.