Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord. Tanimë, sulmuesi është bërë lojtari i parë në historinë e futbollit që shënon të paktën në 21 sezone të njëpasnjëshme me një ekip përfaqësues, diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.
Në miqësoren e luajtur të Martën mbrëma ndaj Irlandës, Portugalia fitoi 3-0 dhe CR7 ishte autor i 2 golave, në minutat 50 dhe 60, duke shkuar kësisoj në kuotën e 130 golave më ekipin kombëtar. Edhe kjo kuotë finalizimesh është një rekord botëror, sepse askush tjetër në historinë e sportit më të populluar të planetit, nuk ka mundur të bëjë kaq mirë në këtë drejtim.
Pas përfundimit të sfidës, CR7 u shpreh për mediat, se sa herë që vesh fanellën e ekipit kombëtar, për të është sikur të ishte hera e parë, për shkak të emocionit dhe krenarisë që i jep prezantimi i vendit të tij.
Në Euro 2024, Portugalia do të shkojë me synimin për të fituar Europianin e dytë, pas triumfit në 2016-tën.