Cristiano Ronaldo vendos të reagojë zyrtarisht kundër akuzave për përdhunim!

Sport

ron tiwtt
Ketrin Majorgas është vajza e cila akuzonte Cristiano Ronaldon se ai e kishte përdhunuar në vitin 2009. Në një deklaratë për gazetën gjermane “Der Spiegel” vajza pretendonte se teksa ndodheshin së bashku në Las Vegas, ai kishte përfituar nga ajo. Por duket se këto fjalë e kanë inatosur futbollistin dhe nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ ka reaguar duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Screenshot 16 2 e1538591973591 600x334

“I mohoj kategorikisht akuzat kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, që është plotësisht kundër asaj që unë jam dhe asaj që unë besoj. Jam aq i gatshëm sa për të pastruar emrin tim, por refuzoj të ‘ushqej’ spektaklin mediatik të krijuar nga njerëz që duan të promovojnë veten e tyre në kurrizin tim” – shkruan Ronaldo.

Capture20 470x220