Cristiano Ronaldo tregon arsyen e vërtetë të largimit nga Real Madrid!

Sport

cr ronaldo13131

Ronaldo u komentua shumë pas largimit nga Real Madrid.Disa aluduan se ai u largua për të fituar më tepër,disa sepse donte një ndryshim në ketë fazë të karrierës. Arsyeja e vërtetë e pohuar nga vetë ai është Florentino Perez, presidenti i Realit. Cristiano, i cili iu bashkua Juventusit për rreth 100 milionë euro në Korrik tha se ky largim nuk është bërë aspak për para sepse tek Juventus ai paguhet po aq sa tek Reali. Nëse do donte ai mund të fitonte 5-fish më shumë duke shkuar në Kinë. Sporti nuk është më për të një nevojë për të fituar, është një pasion për të jetuar.

2790

Ai tha se në fillim presidenti e trajtonte atë si ‘Cristiano Ronaldo’, më pas, arrinte ta kuptonte ndryshimin së fundmi në sytë e Perez. Sipas Cristianos as presidenti dhe as skuadra nuk e shikonin atë njëlloj si në fillim kur ai erdhi tek Reali. Ronaldo u shpreh : “Shkova tek Juventus sepse shikoja se ata vërtet më donin në skuadrën e tyre. Ma thanë dhe ma bën të qartë këtë. Unë u ndjeva shumë mirë dhe vendosa të shkoj”.