Mamaja e Cristiano Ronaldos është duke luftuar për herë të dytë me jetën! Dolores Aveiro, 64 vjeç është diagnostikuar me kancer në gji në vitin 2007 dhe ju nënshtrua një operacioni dhe radioterapisë, por duket se kjo sëmundje i është rikthyer sërish pas 12 vitesh. Në një intervistë për një stacion televiziv portugez ajo ka thënë:
“U operova për herë të dytë në gji, po bëj radioterapi dhe po luftoj për jetën time”. Por nuk ka dashur të jap më shumë detaje përsa i përket operacionit të dytë që i është nënshtruar. Ndërkohë as Ronaldo nuk ka folur ende për rikthimin e sëmundjes tek nëna e tij. Në vitin 2009 Cristiano Ronaldo ka dhuruar 100.000 paund për të ndërtuar një qendër kanceri në spitalin që i shpëtoi jetën nënës të tij.