Aventura në Arabinë Saudite nuk do të jetë e fundit në karrierën e Cristiano Ronaldos. Portugezi pritet të rikthehet sërish në Europë. I këtij mendimi është trajneri I Al-Nassr, Rudi Garcia. Numri një I ekipit saudit, ka thënë se CR7 do provojë edhe një herë tjetër të kthehet në kontinentin e vjetër, pasi beson se 5 herë fituesi I Topit të Artë nuk I ka mbyllur ende llogaritë me nivelin më të lartë të futbollit.
“Cristiano Ronaldo vijon të jetë një prej lojtarëve më të mirë në botë. Ai nuk do e përfundojë karrierën tek Al-Nassr, por do rikthehet sërish në Europë”, janë fjalët e 58 vjeçarit.
Kontratës e 5 herë fituesit të Champions League me Al Nassr, përfundon në verën e 2025-tës, atëherë kur Ronaldo do jetë 40 vjeç. Mbetet për t’u parë nëse 37 vjeçari do e respektojë deri në fund marrëveshjen me klubin saudit, apo do e ndërpresë bashkëpunimin përpara kohe.
Sidoqoftë, këto janë vetëm fjalët e teknikut Rudi Garcia, pasi më herët, vetë Ronaldo është shprehur se cikli i tij në Europë konsiderohet i përfunduar, pasi arriti të fitonte çdo titull të mundshëm që mund të fitohet.
CR7 ka debutuar në Arabi me Al-Nassr, mirëpo ende nuk ka mundur ta gjejë dot rrugën e rrjetës. Nga kontrata e tij e firmosur këtë dimër, sulmuesi do përfitojë 200 mln euro në sezon.