CR7: Champions me Juventus? Endërr, jo fiksim!

Sport

ronaldo juventus
Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht është prezantuar si lojtar i Juventusit. Ylli portugez këtë verë la Real Madridin pas nëntë vite qëndrim, për t’u transferuar në Itali te Juventusi, për 112 milionë euro. Mbi të gjitha, portugezi do të ketë detyrën për të udhëhequr bardhezinjtë drejt Champions League, qëështë shndërruar në fiksim. “Bëhet fjalë për një kompeticion të vështirë, ku duhet të qendrosh i përqendruar deri në fund. Shpresoj të ndihmoj dhe t’i sjell fat skuadrës”, është shprehur CR7. Këtë ardhje tek Juventus, ai e sheh si një sfidë të re, megjithëse e di se kampionati italianështë shumë i vështirë. Por sic ka deklaruar Cristiano, i pëlqen të provojë gjëra të reja. “Lojtarët e moshës time shkojnë në Katar, apo Kinë. Ndërsa unë ndihem në formë për të dhënë gjithçka në këtë klub fantastik qëështë më i miri në Itali, ka një trajner të madh dhe një president të mësuar për të fituar. Prandaj e pata të lehtë për të pranuar… Gjithsesi, Faleminderit Juventusit për mundësinë që më dha”, ka vijuar portugezi, i cili ka zbuluar se italianët ishin të vetmit që i bënë ofertë.

ronal juventus

Teksa tashmë, e sheh si hap përpara të karrierës. Edhe në prezantimin te skuadra e re, Cristiano Ronaldo nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjes për Lionel Messin, rivalin e tij të madh në futboll.“Unë nuk i shoh lojtarët si rivalë, gjithkush flet për rivalitetin tim me Messin, por të gjithë lojtarët luftojnë për klubet e tyre dhe kjo është ajo që unë do të bëjë këtu. Në fund ne do të kthehemi prapa dhe të shikojmë se kush është më i miri”, është përgjigjur Ronaldo që do të fillojë përgatitjet me skuadrën e re vetëm më 30 korrik. Për të qenë gati për javën e parë të kampionatit më 19 gusht.