Coutinho për herë të parë si kundërshtar ndaj Liverpulit!

Sport

Phelippe Coutinho
Phelipe Coutinho ka zbuluar se ka një mix ndjenjash, mes nervave dhe entuaziasmit, përpara sfidës së dyfishtë që e pret në gjysmëfinalen e së mërkurës në Champions League me ish-skuadrën e tij, Liverpulin. Braziliani u transferua në “Kamp Nou” në janar të 2018-s dhe nga atëherë nuk kishte pasur mundësi të përballej si kundërshtar me “Reds”. Fati desh që të ndeshej, një hap larg finales së kompeticionit më prestigjoz evropian për klube. “Do të jetë vërtet dicka speciale. Ndihem në ankth, sepse e di që momenti po vjen… Por jam gati për të dhënë më të mirën time, edhe pse nuk do të jetë e lehtë kundër klubit, ku rilinda”, ka thënë fillimisht Coutinho. Ai ndërkaq gjendet në mesin e një çështjeje të ndezur, për shkak të festimit të tij polemik pas golit mbreslënës kundër Manchester Junaited. Vetë 26-vjecari ka dashur të sqarojë situatën, duke deklaruar: “Unë kam qenë gjithmonë një njeri që respekton këdo. E vërteta është se ai festim ishte që njerëzit të kuptonin se nuk doja të dërgjoja zhurmën, në mënyrë që të përqendrohesha tek ndeshje, ose tek puna ime. Kështu që faktorët e jashtëm nuk do të ndikonin. Mund të them se ishte si një çlirim për mua”.

Phelipe Coutinho
Ndërkaq, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp ka paralajmëruar brazilianin dhe ish-lojtarin tjetër të “Reds”, Luis Suarez, se kthimi i tyre si kundërshtarë në “Anfield Road” nuk do të jetë i thjeshtë. “Për ata të dy do të jetë tepër speciale, sepse janë legjenda të Liverpulit. Por nuk mendoj se do të jetë një miqësore… Ne duhet të luftojmë për të arritur finalen. E po të njëjtën gjë do të bëjnë edhe ata të Barcelonës. Do të jetë e mrekullueshme! Të gjithë jemi kuriozë të shohim se cfarë do të ndodhë!”, u mjaftua të shprehet Klopp.