Një dush i akullt” për Realin e Madridit. Thibaut Courtois ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë për një kohë të gjatë. Portieri belg që është një nga pikat më të forta në skuadrën madrilène, gjatë një séance stërvitore ka dëmtuar ligamentin e kryqëzuar të gjurit të majtë dhe do të jetë i detyruar ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Koha e rekuperimit nuk është përcaktuar ende, por në raste të tilla, minimumi duhen 6 muaj për tu rikthyer në fushë. Praktikisht nëse operacioni shkon mirë, Courtois me shumë gjasa do të rikthehet mes shtyllave të Realit rreth muajit Mars, duke humbur në këtë mënyrë një pjesë të madhe të sezonit që do të nisë këtë të shtunë.
31 vjecari ka qënë shumë i rëndësishëm për “merenguet” që në momentin kur në 2018-ën mbërriti tek “los blancos” nga Chelsea dhe një nga protagonistët e finales së fundit të fituar nga Reali në Uefa Champions League ishte pikërisht Thibaut Courtois.
Tashmë madrilenëve i duhet të gjejnë sa më shpejt një zëvendësues të denjë, sepse vështirë të mendosh që porta do ti besohet Andriy Lunin-it. Ukrahinasi sezonin e fundit luajti 12 ndeshje gjithsej dhe i është dhënë besimi për të qënë një zëvendësues , por jo një titullar, gjithsesi në ndeshjen hapëse të edicionit kundër Bilbaos ditën e shtunë në portë do të jetë pikërisht 24 vjecari, ish numri 1 i Dnipros.